Trajtimi (Terapia) i Qelizave Burimore

Pavarësisht nga burrat dhe gratë, renia e flokëve është një problem dermatologjik që na prek psikologjikisht në aspektin e pamjes së jashtme të flokëve, të cilët janë një nga aksesorët tanë më të rëndësishëm. Edhe pse trajtimi i mbjelljes së flokëve është një teknikë e përdorur gjerësisht, në disa raste nuk do t'i pëlqejë pacientit ose nuk sjell rezultat  të plotë, prandaj mund të ketë raste qe nuk aplikohet.

Për të parandaluar këtë situatë, terapia e qelizave burimore, e cila është një teknikë revolucionare në industrinë e flokëve, ka filluar të përdoret gjerësisht në mes trajtimeve të tjera.

Tani është e mundur të keni flokë më të plotë me trajtimin e qelizave burimore.

Sidomos për problemet e avancuara të rënies së flokëve, trajtimi i qelizave burimore është një trajtim shpëtues.

C’ESHTE TRAJTIMI I QELIZAVE BURIMORE?

Qelizat burimore janë qelizat kryesore që përbëjnë të gjitha indet dhe organet në trupin tonë.
Qeliza burimore ka aftësi të tilla si: formimi i qelizave burimore të reja duke u ndarë, formimi i qelizave me funksione krejtësisht të ndryshme dhe riparimi i indeve të dëmtuara.

Në trajtimin e mbjelljes së flokëve, qeliza burimore përdor potencialin e rritjes së numrit të qelizave burimore për të stimuluar rritjen e flokëve.

SI APLIKOHET TRAJTIMI I FLOKEVE TE QELIZAVE BURIMORE?

Gjatë proçedurës, qelizat burimore injektohen në gjëndrat e flokëve me metodën e mikroinjeksionit dhe qelizat ndahen për të prodhuar qeliza të reja në zonën ku ka rënie te flokëve dhe formojnë fijet e reja.

Para operacionit , është e nevojshme të merret qeliza burimore. Prandaj, disa inde nga lëkurë me flokë, merren nga kirurgu plastik nga zona e përshtatshme e pacientit, nën anestezinë lokale. Indet e marra dërgohen në laboratore  speciale të çertifikuar me çertifikatën CMP dhe riprodhohen qelizat burimore. Kjo proçedurë zgjat të paktën 1 muaj.

Pra operacioni i  mbjelljes së flokëve duhet të planifikohet  1 muaj më pas.Nën kontrollin e kirurgëve plastikë, injektimi i qelizave burimore nga indet e marra nga trupi zgjat  1.5 orë.Qelizat burimore të rifituara injektohen në lëkurë pak para mbjelljes së flokëve dhe më pas kryhet mbjellja.

Proçesi pas trajtimit vijon në të njëjtën mënyrë si me metodën FUE.

TOP