Mesoterapia e flokëve

Mesoterapia përveç përtëritjes së fytyrës dhe celulitit përdoret edhe për trajtimin e flokëve.  Aplikohet me ndihmën e injektimit të ilaçeve në shtresën e lëkurës. Vitaminat, mineralet dhe disa antioksidantë të nevojshëm nga flokët injektohen në lëkurën e kokës me gjilpëra të imëta të posaçme për mesoterapi.

Keshtu lëndët ushqyese vendosen në rrënjët  e flokëve.Kjo terapi çon ne ndalimin e rënies së flokëve dhe forcimit të  flokëve ekzistues. Para proçedurës së injektimit, lëkura zbutet me termoterapi (aplikimi i avullit).

Mesoterapia nuk është një procedurë kirurgjikale, kështu që nuk ka dhimbje.

Pas aplikimit, flokët nuk duhet të lahen për një kohë të shkurtër dhe nuk duhen perdorur bojera apo kimikate të tjera.

SA SEANCA ZGJAT MESOTERAPIA E FLOKEVE?

Pasi të analizohen flokët, në përgjithësi rekomandohet të aplikohen 10 seanca. Faktorë të tillë si mosha dhe grada e rënies së flokut, janë faktorët vendimtare për të vendosur se sa do të jetë intervali kohor midis seancave.

Seancat zakonisht zgjasin 10-15 minuta tek burrat, 30 minuta tek gratë. Katër seancat e para kryhen cdo jave - një herë në javë dhe seancat e ardhshme janë cdo 15 ditë. Pas kësaj, sipas dëshirës mund të kryhen edhe seanca plotësuese një herë në muaj.

TOP