Megjithese vetullat janë më të ndjeshme, proçedura është e njëjtë afërsisht me mbjelljen e flokëve.
Operacioni i mbjelljes së vetullës është një proçedurë që duhet të punohet më delikatesë, rigoroze në aspektin e formës dhe strukturës.
KUSH MUND TA BEJE MBJELLJEN E VETULLAVE?
Struktura e vetullave ndahet në 3 grupe, në drejtime të ndryshme si pjesët e mesme, të brendshme dhe të jashtme. Për këtë arsye, personi i cili do të bëjë mbjelljen e vetullave duhet të ketë eksperiencë dhe të jete specialist në fushën e tij.
FAZAT E MBJELLJES SE VETULLAVE
1) Ekzaminimi dhe forma
Pikëpamjet dhe kërkesat e pacientit dëgjohen para operacionit. Sipas këtyre të dhënave, bëhet vizatimi i vetullave, plani i hollësisë dhe trashësisë.
2) Marrja e rrënjëve
Si zona donatore preferohet zona e flokëve që është mes dy veshëve. Mbjellja e vetullave kryhet me rrënjë flokësh njëshe të marra nga kjo zonë.
3) Anestezia lokale dhe hapja e kanaleve
Për arsye se anestezia lokale aplikohet para proçedurës, nuk bëhet fjalë që të ndjeni ndonjë dhimbje.
Pas anestezisë lokale, procedura e hapjes së kanaleve kryhet nga specialisti në përputhje me planin e vizatimit të vetullave të përcaktuar gjatë ekzaminimit.
Proçedura mund të rishikohet për të përsosur rezultatin, por nuk bëhet seancë e dytë nëse nuk ka kërkesë nga ana e pacientit.
PERKUJDESI PAS MBJELLJES
Ndodh një rënie 80 % e rrënjëve në muajin e parë dhe pastaj fillon procedura e daljes së fijeve.
Pas muajit të 6 -të dalin intensivisht. Rekomandohet të pritet 1 vit për të marrë rezultatin përfundimtar të procesit.
Rëndësia e pamjes estetike po rritet dita ditës. Problemi i formës së vetullës lidhur me traumat ose për shkak të shenjave mund të krijojë probleme psikologjike përveç ankthit estetik. Mund të ndjehet mungesa e vetëbesimit dhe ulja e motivimit për jetën.
Si rezultat i proçedurave të kryera, vërehet jo vetëm shërimi estetik por edhe përmirësimi psikologjik.
Falë zhvillimeve teknologjike që zhvillohen dita ditës, sigurohet suksesi i proçedurave në estetikën e fytyrës duke zbatuar teknologjitë e reja.
A KA DHIMBJE KY OPERACION?
Për arsye se anestezia lokale aplikohet gjatë operacionit, nuk do të ndjeni ndonjë dhimbje.